Vetëm Kështu Mund të Ndalosh së Dashuri Dikë që NUK Të Do…

Të biesh në dashuri me një person që nuk mund ta kesh mund të ndikojë seriozisht në vetëvlerësimin dhe vetëbesimin tënd. Ndihesh i/e palumtur, pakënaqur me veten madje edhe në depresion.

Sigurisht që duhet t’i largoni këto ndjenja sa më parë që të jetë e mundur.

Do t’ju tregojmë se çfarë të bëni që ta harroni dashurinë tuaj të pashpërblyer dhe të filloni të jetoni një jetë të re pa objektin e pasionit tuaj.

Ne kemi mbledhur dia këshilla që do t’ju ndihmojnë ta harroni dhimbjen pas një dështimi në dashuri.

Pranoje faktin që ky person nuk ka nevojë për ty

Nëse një ditë mendoni se njeriu që doni ju do gjithashtu por pastaj ditën tjetër zhduket për një javë të tërë, kjo do të thotë se përfundimisht mes jush nuk ka dashuri.

Përpiqu ta shikosh dashurinë në një tjetër prespektivë. A duket si një romancë klasike? Nëse mund ta pranosh që personi që do nuk to do ty, atëherë je në rrugën e duhur.

Herën tjetër që do ta takosh këtë person apo ta telefonosh, thjesht mendo se si ndihet ai person zakonisht rreth teje. Kur i tregon se sa shumë e do, e gjithë ajo çfarë personi tjetër ndjen është përfillje.

A dëshiron të jesh një skllav që zvarritet tek këmbët e të zotit? Është më mirë të bësh diçka më të kënaqshme.

Largoje mendjen 

Larg syrit, larg zemrës. Kjo duhet të jetë motoja jote nëse do të heqësh dorë nga një dashuri që nuk të shpërblen. Qëndro sa më larg që të mundesh nga personi që do.

Nëse mundesh, zgjidhja më e mirë për ty do të ishte një udhëtim i gjatë ku nuk do të mund të kesh lidhje interneti (ndalo së kontrolluari të gjitha llogaritë e personit në mediat sociale!).

Nëse nuk mund t’i shmangësh komplet takimet me këtë person, përpiqu të mos mendosh për të. Edhe nëse personi që do është po në të njëjtën dhomë më ty, nuk do të thotë se duhet të mendosh gjithnjë për të.

Largoje rrjedhën e mendimeve nga një një tjetër drejtim. Mendo për ëndrrat dhe dëshirat e tua personale, jo për lumturinë në marrëdhëniet e tua.

Gjej një person që ka të njëjtat probleme

Nuk je personi i vetëm që ka probleme në marrëdhënie. Shumë njerëz e kanë përjetuar këtë dhimbje dhe ia kanë dalë. Shprehi ndjenjat e tua me njerëzit më të dashur.

Pyeti se si kanë mbijetuar dhe se çfarë bënë për t’u çliruar nga dhimbjet. Ndonjëherë e gjithë ajo që do është të dëgjosh fjalë të tilla si, “Të kuptoj shumë mirë.”

Por mos bëj gabimin e zakonshëm duke filluar të të pëlqejë që të flasësh për këtë temë. Përndryshe, do të mendosh shpesh për personin dhe nuk do ta harrosh aspak. Të duhen vetëm nja dy biseda të mira për t’u ndjerë më mirë.

Nëse nuk të pëlqen të flasësh me askënd rreth problemeve të tua personale, kthehu nga artet. Tema e dashurisë së pashpërblyer është mjaft popullore dhe është e lehtë të gjesh shumë libra dhe filma që të ndihmojnë të harrosh dikë.

Kujdesu për veten

Kur zhytesh në mendimet e tua të errëta, zakonisht fillon ta neglizhosh veten. Edhe nëse nuk ndjen asgjë tjetër përveç dhimbjes, edhe pse nuk mund të bësh asgjë, kujdesu për pamjen tënde të jashtme dhe për shëndetin tënd.

Bëj një banjo të ngrohtë, përgatiti vetes një çaj dhe pije me kënaqësi. Bëj shopping dhe bli rroba të reja. Ndrysho modelin e flokëve.

Mos mendo të fillosh duhanin (ose mos pi duhan më shumë se zakonisht) dhe mos pi alkol. Mos merr vendime apo mos vepro në çast, veçanërisht nëse janë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin tënd.

Mund të duash ta largosh mendjen duke shkatërruar veten dhe të shpresosh që personi që do ta kuptojë dhimbjen – por nuk do ta bëje. Dhe vetëm sa do të dëmtosh nervat e tua.

Ushtrohu

Ka shumë mënyra për të rikther bilancin emocional. Mënyra më efektive janë ushtrimet fizike. Ata mund të ndihmojnë të largosh negativitetin.

Fillo vrapin, shko në palestër apo në pishinë. Mëso të kalërosh, duke komunikuar me kafshët do të marrësh shumë ndjesi pozitive.

Nëse nuk i kombinon dot sportet me artin, fillo të kërcesh. Vendos këngët e tua të preferuara dhe kërce derisa të mos mundesh më të lëvizësh.

Shko në një sallë kërcimi dhe mëso të kërcesh (tango,rumba etj.). Do të argëtohesh dhe do mbash trupin në formë gjithashtu.

Lëri ëndrrat pas

Ka një proverbë që thotë se kur kali vdes, shkarkoje. Mos e gënje veten me ëndrra të pashpresa. Nuk ka asgjë më shkatërruese se sa të presësh që dikush të të dojë.

Nëse shikon që dikush nuk të kushton vëmendje, mos u përpiq që ta justifikosh. Nuk është se ka turp që ta tregojë dashurinë kundrejt teje, thjesht nuk  ndjen dashuri.

Nëse një person nuk të do, mund të gjejë 100 arsye për të mos kaluar kohë me ty. Thjesht imagjinoje veten në situaten e mëposhtme: nëse nuk do të shkosh në një festë apo takim, si reagon zakonisht?

Mos u inatos

Dështimet në dashuri janë pjesë e jetës. Nësi diçka shkon kundër planeve të tua, nuk duhet të fillosh të urresh veten apo përfaqësuesit e seksit tjetër.

Beso që do të shohësh fundit tënd të lumtur. Dhe mos i uro fat të keq personit që do – nuk duhet të sakrifikojë për lumturinë tënde.

Vendoseni veten në vend të këtij personi: A je gati të jetosh gjithë jetën tënde me një person për të cilin ndjen vetëm keqardhje?

Është më mirë të kujtosh të gjitha momentet e bukura që keni kaluar bashkë dhe vazhdo me një buzëqeshje në fytyrë.

Mendo si një filozof!

Krijo një moto personale dhe kujtoje atë gjithmonë kur të ndihesh në depresion. Kjo frazë e shkurtër do të të risjellë paqen e brendshme dhe do të të bëjë të besosh për një të ardhme më të mirë.

Mbreti Solomon kishte një unazë me shprehjen “Edhe kjo do të kalojë”. Mbani mend këto fjalë dhe jeta do të bëhet më e lehtë.