7 Mënyra se si Beqaret duhet ta “Festojnë” këtë Shën Valentin

Shpërndaj dashuri!

Diegia e çdo gjëje të ishit dhe konsumimi i bollshëm i çokollatës janë recetat vjetore të Ditës së Shën Valentinit për beqaret, veçanërisht për ato që janë të përgatitura mirë për të  shpenzuar ditën e Shën Valentinit single.

Por, po për ato beqare mes nesh që nuk shqetësohen për këtë gjë? E dini, ato prej jush të cilat nuk e kanë vërtetë problem që janë single në Ditën e Shën Valentinit.

A nuk duhet të ketë festë edhe për ne? Me pak fjalë, po!

Ka shumë ide të ditës së Shën Valentinit për ato që janë single dhe mënyra për të dalë dhe për t’ia kaluar mirë, ku nuk përfshihet koha kur shtrihesh në divan e trishtuar.

Kështu, edhe nëse nuk je dhe aq e mirë në departamentin e romancës këtë vit, kjo nuk do të thotë se nuk mund të dalësh për të gëzuar dhe për të festuar këtë ditë.

E hidhëruar? Kush, ti? E pamundur, me gjithë ato plane të mrekullueshme që ke planifikuar për veten. Do të jesh aq e zënë duke u argëtuar dhe duke e lëshuar veten sa nuk do të mundesh as kujtosh se të interesonte të filloje një lidhje.

Po ju vijmë me shtatë ide që e trajtojnë Shën Valentinin jo si një ditë për të lavdëruar romancën, por si një ditë për të festuar dashurinë në përgjithësi – dashurinë për veten, miqtë tuaj, komunitetin tuaj dhe për botën.

Kështu, vazhdoni leximin dhe argëtohuni, pa marrë parasysh se cili është statusi juaj i marrëdhënieve, sepse është më shumë për dashurinë se sa thjeshtë për marrëdhëniet.

Plus, të paturit një ditë për t’u rilidhur me veten dhe miqtë mund të të bëjnë të ndihesh mirë përtej besimit.

Llastoje veten

Duke qënë se Shën Valentini është për dashurinë, shpenzoje të gjithë ditën duke dashur veten. Ka kuptim të përsosur.

Merr leje nga puna (ose largohu një orë më herët) dhe bëj çdo gjë që do, qoftë edhe të qëndrosh në shtëpi duke porositur ushqim nga jashtë dhe duke parë çdo film në të cilin aktori yt i preferuar ka marrë pjesë, ose shiko shfaqjen tënde të preferuar.

Në fund të fundit, nuk ke dikë tjetër të të kënaqë përveç vetes.

Përfundo punët e nisura

Nëse je treguar shumë tolerante, shko nga drejtimi i kundërt dhe përdore ditën për të përfunduar (filluar) gjërat që ke pasur ndërmend të bësh.

Siguroje atë ngritje në detyr[ që synon në punë, rregullo financat e tua apo riorganizo raftin e librave sipas ngjyrave.

Dashuro diçka të re

Je e interesuar për të marrë pjesë në grupet e yoga-s? Do që të mësosh si të kërcesh balet? Do të doje të dije të gatuaje risotto? Sfidoje veten duke bërë diçka që nuk e ke bërë më parë apo e bëje rrallë për shkak të orarit tënd.

Tregoji dikujt dashuri në një tjetër mënyrë

Studimet kanë treguar se mirësia përhapet, kështu që fillo një epidemi.

Dhuroju kartolina për Shën Valentinin personave të afërt, bashkëpunëtorëve dhe miqve të tu, po ashtu edhe atyre me të cilët nuk ke edhe aq afrimitet, si për shembull, kamarieri që të sjell gjithmonë kafen.

Nuk je një tip i tillë? Ndërgjegjësohu me një fushatë vullnetare për të ndihmuar paksa ata që janë me më pak fat. Duke parë një fytyrë në të cilën ndizet buzëqeshja vetëm nga një gjest i vogël do të të mbushë me dashuri dhe do ta bëje botën një vend më të mirë.

Merr pjesë në një “Shën Valentin sekret” me miqtë e tu

Kush ka nevojë për një të dashur kur ti dhe shoqet e tua keni njëra-tjetrën? Mblidhi gocat, vendosini emrat në një kapele dhe bliji një dhuratë personit që i zgjedh emrin dhe më pas,, në ditën e Sh. Valentinit takohuni për të shkëmbyer dhuratat.

Më pas, zbukurohuni dhe shijoni një natë jashtë në qytet. Provoni të shkoni në karaoke, sepse, le ta pranojmë, çfarë tjetër mund të jetë një karaoke përveç se një qejf i madh?

Bëj një festë

Nëse nuk e lë vetëm me dhuratat me grupin tënd, fto edhe miq të tjerë për të festuar të qënit të shkëlqyeshme.

Zbulo se çfarë do nga dashuria

Edhe nëse tani nuk do, apo nuk beson që do të ndodhë ndonjëherë, të gjithë, duke të përfshirë edhe ty, mund të bien në dashuri. Dhe zakonisht ndodh atëherë kur më pak e pret.

Kështu, merr pak kohë për të shkruar disa qëllime dashurie. Nëse do që të mbetesh single për më shumë se 10 vite apo do që të fillosh të dalësh në takim që këtë muaj, ky qartësim ta bën më të lehtë që të arrish synimet.