13 Gabimet Në Stil që Duhet të Evitoni me Çdo Kusht!

Preferencat e stilit individual formohen përgjatë viteve. Megjithatë, një stil i përvetësuar mund të veprojë kundër jush dhe moshës tuaj aktuale.

Ja cilat janë gabimet në stil që mund të shtojnë vite në pamjen tuaj dhe më poshtë gjeni disa këshilla se si t’i shmangni ato.

Ruani përmasat e veshjeve

Nëse ndiqni nga afër ndryshimet e fundit të stilit, ju e dini se është thelbësore të merrni në konsideratë përmasat. Ato mund të ndërtojnë ose të prishin veshjen tuaj.

Pantallonat e gjera në fund shkojnë më shumë me pjesën sipër të veshjes të ngushtë. Po kështu, duhet të veshësh një fanellë të gjerë me xhinse të ngushta – ky kombinim krijon një kontrast të mirë gjeometrik.

Një këshillë për t’u mbajtur mend: zgjidhni rrobat e duhura për madhësinë e trupit tuaj. Rrobat tuaja nuk duhet të jenë shumë të gjera dhe të fshehin bukurinë tuaj.

Nga ana tjetër, rrobat tepër të ngushta do të prishin pamjen tuaj të përgjithshme.

Kombinoni aksesorët

Kur bëhet fjalë për veshjen me stil, treshja (këpucët, çantat dhe rripi) nuk duhet të përputhet, por duhet të “shkojnë së bashku”.

Përputhja e ngjyrave është një rregull i vjetëruar që është jashtë mode tashmë. Nëse doni të thyeni ngjyrat, vetëm shtoni një aksesor të ndritshëm. Për pjesën tjetër të veshjes, qëndroni kryesisht tek ngjyrat neutrale.

Zgjidhni rripat

Rrobat e varura ju bëjnë të dukeni shumë të çrregullta dhe të shkujdesura, duke shtuar kile shtesë dhe vite në pamjen tuaj totale. A jeni i sigurt se e doni këtë? Besojmë se jo.

Për të përfunduar veshjen tuaj, përdorni fuqinë e një rripi. Ai do të nxjerrë në pah format tuaja dhe do të krijojë idenë e një veshjeje që është e lehtë dhe e freskët. Ia vlen ta provoni.

Thuaj lamtumirë stileve retro

Trendet e modës vijnë dhe shkojnë, prandaj mos u ngulitni diku për dekada. Edhe xhinset tuaja të preferuara nuk do të funksionojnë në favorin tuaj nëse nuk janë të stilit.

Për shembull, xhinset me fundin e gjerë janë ende sot në botën e modës por mund t’ju shtojnë më shumë vite nëse i keni veshur ato me rroba sipër të gjera. Sigurohuni që të gjeni përshtatjen e përsosur për llojin e trupit tuaj.

Hiqni dorë nga veshjet e adoleshentes

Rregullat e stilit ndryshojnë me moshën. Mos mendoni se ju do të mbani të njëjtin lloj veshje që keni veshur që 16-vjeç. Xhinset me xixa dhe një T-shirt me karikatura nuk do të bëjë të dukeni më të reja.

Përkundrazi, ata do të theksojnë ndryshimin e moshës dhe të bëjnë pamjen tuaj mjaft të papërshtatshme. Xhinset klasike blu dhe një bluzë a këmishë e bardhë e thjeshtë janë një zgjedhje shumë më e mirë për një pamje elegante dhe të re.

Përdorni struktura të reja

Syzet fituan një potencial të fortë në modë shumë kohë më parë. Është një aksesor i volitshëm që ju ndihmon të rregulloni fytyrën tuaj.

Megjithatë, madhësia e gabuar ose struktura e gabuar mund të prishin plotësisht pamjen tuaj. Ka shumë dizajne të ndryshme tani, kështu që nuk do të jetë e vështirë për të gjetur atë që ju përshtatet më së shumti.

Provoni një model flokësh më të shkurtër

Floku i gjatë i bën ndryshimet në lidhje me moshën në fytyrë më të dukshme. Jepini prioritet prerjeve deri tek supet ose flokëve me shkallëzim nëse nuk jeni në humor për një ndryshim të madh.

Ato do t’ju bëjnë të dukeni më të reja dhe të ndriçojnë fytyrën tuaj.

Manikyr i përsosur

Duart tuaja zbulojnë më së pari moshën tuaj. Ngjyrat e kuqe të purpurta, pjeshke dhe perle i bëjnë duart tuaja të duken më të vjetra sesa janë në të vërtetë, duke krijuar një kontrast të keq me lëkurën tuaj.

Për t’i bërë duart tuaja të duken më të reja, përdorni ngjyra që duken të shkëlqyeshme në lëkurën tuaj: ngjyrë bezhë, me shkëlqim të bardhë ose me ngjyrë kremi.

Një formë ovale e thonjve është zgjidhja më e mirë për një manikyr të thjeshtë dhe klasik për të zgjatur thonjtë tuaj.

Aplikoni dritëhiijet në fytyrë siç duhet

Rregulli është që ngjyra tek mollëzat duhet të bëhet pikërisht aty, por kjo funskionon vetëm për vajzat e reja. Forma e fytyrës ndryshon me kalimin e kohës, dhe ky lloj aplikimi thekson rrudhat e padëshiruara.

Për të arritur një efekt tërheqës të lëkurës duke dashur të theksoni mollëzat, zbatojeni atë horizontalisht nga mollëzat e faqeve tuaja përgjatë kockës lart.

Aplikoni bronzer-in me kujdes

Bronzer-i i aplikuar në hundë, mjekër dhe ballë ju bën të dukeni më të vjetër.

Për të shmangur këtë gabim, përdorni bronzatorin me një lëvizje 3-formëshe: nga mesi i ballit duke lëvizur anash në qendër të faqes, deri në mjekër dhe në qafë. Kjo metodë do t’ju ndihmojë të dukeni me pigment, dhe fytyra juaj do të marrë një pamje të ndritshme.

Përmirëso bukurinë tënde natyrale me makeup

Buzët, sytë dhe vetullat luajnë një rol vendimtar kur flasim për moshën e dikujt. Buzët zakonisht bëhen më të holla dhe vetullat bëhen më të hapura në ngjyrë.

Për të përmirësuar të gjitha ndryshimet që përcaktojnë moshën në fytyrën tuaj, filloni të përdorni makeup. Shmangni ngjyrat e ndritshme.

Përdor ngjyra të lehta për buzët

Nuancat e errëta të buzëkuqit i bëjnë buzët të duken më të holla, duke ju shtuar disa vite.

Nëse nuk doni të hiqni dorë nga kjo prirje e modës, ndryshoni preferencat tuaja në ngjyrat e të kuqes së rëndë. Përdoni nuanca më të lehta të ngjyrës tuaj të preferuar.

Buzëqesh!

Hulumtimet kanë treguar se një buzëqeshje ju bën të dukeni më të reja në sytë e të tjerëve. Tani keni një arsye më të mrekullueshme për të buzëqeshur!