10 Sekretet e Etiketës që Duhet t’i Mësojnë Të Gjithë

Ju tashmë e dini se sjelljet e mira janë të rëndësishme, por nuk doni të harxhoni para për të mësuar të gjitha sjelljet etike të duhura dhe ato jo të duhurat.

Këtu keni gjithçka që ju do të mësoni për një finesë dhe etikë të pashoqe – mundësisht pa pagesë.

Kalojini enët në të djathtën tuaj

Nëse jeni duke ngrënë një vakt në familje (që nuk ka pjata individuale, por pjata të shumta që ndahen në tryezë), ju gjithmonë e kaloni pjatën në të djathtë ose në drejtim të kundërt të akrepave të orës.

Kjo është shumë e dobishme nëse enë të shumta kalojnë në të njëjtën kohë. Jo vetëm që kjo do t’ju ndihmojë të arrini të hani më shpejt, por nëse të gjitha pjatat po shkojnë në të njëjtin drejtim, ka shumë më pak mundësi për të përplasur pjatat ose për “katastrofa të tjera ushqimore”.

Prezantoni më parë personin më të vjetër

Sipas Myka Meier, themelues dhe drejtor në Beaumont Etiquette, një kompani që ofron trajnime online dhe personalisht për të rriturit dhe fëmijët, ju duhet të filloni me personin më të moshuar ose me personin më të lartë të rangut të parë, dmth.

Prezantojeni gjyshin tuaj përpara se të futni vëllain tuaj të vogël dhe presidentin e kompanisë suaj para një kolegu tuajin.

Një këshillë të vlefshme: prezantoni një grua para një burri.

Shtrëngojini duart në mënyrën e duhur

Ndërsa ju ndoshta e dini se një shtrëngim duarsh i duhur është shumë i rëndësishëm, shtrëngimi i duarve për një sasinë të duhur të kohës është po aq i rëndësishëm.

Ju nuk do të dëshironi të shkundni dorën e shefit tuaj në të njëjtën mënyrë që do të shkundni dorën e shokut tuaj.

“Kur shtrëngoni duart, janë dy shkundje të dorës në situata biznesi dhe tre shkundje në rrethin shoqëror”, – thotë Meier.

Shtrëngimi i duarve mund të duket i parëndësishëm, por ne të gjithë kemi qenë në një situatë të tillë ku personi tjetër nuk na e ka lëshuar dorën.

Përdorni pecetën tuaj

Së pari gjëja e parë që duhet të bëni, është të vendosni gjithmonë pecetë në prehër. Sipas Meier, pecetat duhet të palosen në gjysmën e tyre me rrudhat përballë jush.

“Fshini buzët duke hapur pecetën dhe hasni buzët brenda pecetës së përthyer në mënyrë që të gjitha njollat të qëndrojnë të mbyllura brenda në pecetë”, – thotë ajo.

Dhe pas ushqimit, mos e lini kurrë pecetën tuaj në dysheme ose në karrigen tuaj. Në vend të kësaj, vendoseni në të majtë të pjatës tuaj.

Uluni përballë partnerit tuaj

Me përjashtim të rastit kur ju jeni duke festuar një rast të veçantë, si ndonjë përvjetor, ditëlindje ose angazhim, është më mirë të uleni përballë të dashurit apo të dashurës tuaj, në vend që uleni afër tij.

Është shumë më e lehtë që në një bisedë personat të jenë përballë njëri-tjetrit, në vend që vazhdimisht të kthehet me kokën anash. Dhe ndarja e ëmbëlsisë është shumë më e lehtë duke patur pjatën në mes.

Plus që duket paksa e çuditshme kur ekziston një tavolinë e tërë me gjithë atë hapësirë, por ju të dy jeni të strukur në të njëjtën anë.

Mbajeni gotën nga bishti

Kush nuk e do një gotë të mirë verë të kuqe? Dhe kush nuk dëshiron që ta mbajë në mënyrën e duhur?

Epo, ky është vendi ku duhet të kapet gota.

“Nëse një gotë ka bisht, ju e mbani atë nga aty, sepse nuk duam ta digjemi nga lëngu që ndodhet në xham”, – thotë Meier.

Të gjitha llojet e gotave të verërave duhet të mbahen nga bishti. Në të vërtetë, shumica e pijeve, si shampanjë dhe martini, duhet të mbahen po ashtu nga bishti.

Një posturë e mirë është çelësi

Jo vetëm që është i dëmshëm për ju në aspektin e shëndetit, por gjithashtu ju bën të dukeni keq.

Qëndrimi i mirë sjell më pak tendosje në muskujt e trupit tuaj dhe ndihmon në reduktimin e stresit. Ju do të keni më pak dhimbje dhe ndoshta do të jetoni një jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme me një posturë të mirë.

Dëshironi të dukeni më të dobët? Uluni dhe ngrihuni drejt. Dëshironi të lehtësoni dhimbjen e shpinës? Uluni dhe ngrihuni drejt. Gjithmonë mbani mend t’i mbani supet prapa.

Thjesht shkoni në tualet

Jo, nuk duhet t’ua tregosh të gjithëve tabelën se po shkon në banjo.

“Asnjëherë mos thoni që ju duhet të përdorni banjën, thjesht justifikoni veten dhe largohuni”, – thotë Meier. “Ju duhet të thoni” ju lutem më falni. ”

“Natyrisht, ky rregull nuk duhet gjithmonë të ndiqet, për shembull, në qoftë se nëna juaj ju pyet se ku po shkon, por partneri juaj a duhet me patjetër ta dijë se po shkon për të kryer ca nevoja?

Në përgjithësi, është një ide më e mirë të thuash vetëm “më falni”.

Krihini flokët tuaj në mënyrë private

“Asnjëherë mos aplikoni makeup-in ose të krihni fokët në publik,” – këshillon Meier.

Tani ka një liri veprimi me këtë rregull, sepse le të jemi të sinqertë, është e vështirë të vihet buzëkuqi në privatësi kur jeni vazhdimisht në lëvizje.

Shumica e ekspertëve të etiketës pajtohen që aplikimi i kozmetikës në publik është në rregull, por nëse ka një banjo aty pranë, thjesht shkoni aty.

Megjithatë, nevojat e tjera, si krehja e flokëve dhe prerja e thonjve tuaj, nuk duhet të bëhen kurrë në publik.

Jini të sjellshëm

Rregulli më i rëndësishëm është vetëm të jesh i sjellshëm dhe i respektueshëm me të gjithë ata që takon.

Kjo është absolutisht më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, por gjithmonë duhet të portretizoni versionin më të mirë të vetes.

Nëse jeni duke folur me prindërit e bashkëshortit tuaj ose nëpunësin e arkës në një dyqan, gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm dhe të sjellshëm, sepse përshtypjet zgjasin.