10 Arsyet Mjekësore të Kollës Tuaj të Vazhdueshme

Keni një kollë kronike që duket sikur nuk ju ikën kurrë? Një nga këto arsye mjekësore mund t’ju shpjegojë se çfarë po ndodh.

Refluksi acid

Sëmundja e zbaticës gastrofageale shkakton që përmbajtjet e stomakut të rrjedhin mbrapa në ezofag.

Zakonisht kjo shkakton urth, por në disa raste, mund të shkaktojë kollitje të vazhdueshme dhe të merrni frymë me zor.

“Përbërësit e acideve që duhet të qëndrojnë në stomak vijnë përmes ezofagut dhe shkaktojnë një kollë nga pjesa e poshtme e kordave të zërit”, – thotë Jason Turowski, pulmonolog nga Cleveland Clinic.

Alergjitë e përkeqësuara

Irrituesit në ajër gjatë pranverës ose në vjeshtë shkaktojnë alergji sezonale në shumë njerëz.

Nëse simptomat tuaja të zakonshme të alergjisë janë përkeqësuar ose nuk ju përgjigjen medikamenteve të zakonshme, alergjitë tuaja të fshehura mund të jenë përkeqësuar dhe kërkojnë trajtim të ndryshëm, – thotë Albert Rizzo, këshilltar i lartë mjekësor i Shoqatës Amerikane të Mushkërive.

Dy infeksione

Nëse keni menduar se e keni kaluar një virus por kolla nuk po ju përmirësohet, mund t’ju jetë zhvilluar një infeksion i dytë.

“Dikush që ka një kollë apo i rrjedhin hundët dhe papritmas ka një kullim jeshil, në krye të kësaj qëndron një infeksion bakterial,” – thotë Dr Rizzo.

Lini takim me mjekun tuaj, i cili mund t’ju përshkruajë një recetë me antibiotikë.

Kolla pas kalimit të virusit

Pas një virusi, disa njerëz zhvillojnë një kollë që nuk kalon sepse rrugët e frymëmrrjes së tyre reagojnë në mënyrë disproporcionale ndaj një virusi.

Indet e buta të muskujve që veshin rrugët e frymëmarrjes shtrëngohen dhe i grumbullojnë sekrecionet në vendin e gabuar, – thotë Dr. Turowski.

“Cilido dhe kushdo, pas një gjendje të rëndë respiratore, mund të zhvillojë një kollë kronike”, – thotë ai. “Nganjëherë krijohet papritmas.”

ACE agjentët frenues

Marrja e ACE agjentëve frenues për presion të lartë të gjakut mund të shkaktojë një kollë, me shumë gjasa sepse ata pengojnë kalimin e histaminës dhe irritojnë rrugët e frymëmarrjes në disa njerëz, – thotë Dr. Rizzo.

Edhe nëse keni marrë ilaçe për një kohë, kontrollohuni tek mjeku juaj për të parë nëse mund të jenë duke ju shkaktuar kollë.

“Ndonjëherë mund t’ju zhvillohet kolla që herët pasi të filloni mjekimin dhe ndonjëherë pas disa muajsh”, thotë Dr. Rizzo.

Beta-bllokuesit

Jo vetëm që zemra juaj ka receptorë beta, por edhe rrugët e frymëmarrjes tuaj i kanë ato.

“Nëse aktivizohen nga beta-bllokuesit, mushkëritë mund të shtypen dhe kur kufizohen ato shkaktojnë kollë,” thotë Dr. Turowski.

Cilësia e dobët e ajrit

Kollitja e vazhdueshme është më e zakonshme tek njerëzit që jetojnë në qytete ose pranë vendeve me ndotje të madhe të ajrit.

Por, duke punuar në një hapësirë zyre të vjetër për vite me radhë, gjithashtu mund të fillojë të irritojë mushkëritë tuaja.

“Ndonjëherë tek njerëzit në hapësirat e zyrave të vjetra ose në mjedise të ndotura, të lagura ku është krijuar myk … fillon të zhvillohet një lloj kolle alergjike, infektive”, – thotë Dr. Turowski.

Dhëmbëzimi i indeve në mushkëri

Deri në 40% e njerëzve që kanë artrit reumatoid gjithashtu kanë fibrozë pulmonare, një sëmundje e mushkërive që gërmon indet e mushkërive, sipas Instituteve Kombëtare të Shëndetit.

Artriti reumatoid është një sëmundje sistemore e indit lidhës, që do të thotë se mund të dëmtojë mushkëritë dhe të çojë në kollitje të vazhdueshme, thotë Dr. Turowski.

Në fakt, një kollë mund të jetë e vetmja simptomë e hershme e fibrozës pulmonare, – thotë Dr. Rizzo. “Është e vështirë për të zbuluar, por përfshin një kollë të thatë që vazhdon për disa muaj”, thotë ai.

Paaftësi komunikimi nga sistemi nervor

Në raste të rralla kur nuk duket të ketë ndonjë shpjegim tjetër, nervat mund të dërgojnë informacion të gabuar në mushkëri, duke shkaktuar kollë.

“Ka disa konfuzime dhe çrregullime në reagim me nervat dhe sistemin delikat të frymëmarrjes,” thotë Dr. Turowski.

Vështirësia për t’u përtypur

Nëse ndiheni sikur po mbyteni kur hani apo flisni, problemet e gëlltitjes mund të fshihen pas kollitjes tuaj të vazhdueshme.

Dr. Rizzo sugjeron që të vizitoni një terapist të të folurit ose të praktikoni ushtrime të gëlltitjes.

[Burimi: Reader’s Digest]