Zbulohet surprizat, ja çfarë po planifikon PS për të bllokuar protestën e opozitës

Më 27 janar Opozita shqiptare ka planifikuar një protestë popullore në Tiranë kundër qeverisë.

Që prej disa javësh të gjitha partitë opozitare janë duke bërë përgatitjet për këtë protestë, për të treguar forcën e tyre, vetëm 6 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga protesta, është zbuluar dhe skenari që po qarkullon në zyrat e Partisë Socialiste për t’ju përgjigjur këtij tubimi opozitar.

Mësohet se ditën e shtunë për të gjitha shkollat e vendit janë planifikuar ekskursione në vende të ndryshme. Shkollat kanë prenotuar mjetet e udhëtimit, (kryesisht autobuzë) dhe e shtuna do të jetë dita kur ato plotësojnë një nga pikat e programit mësimor në lidhje me aktivitetet kulturore.

Por ky plan i PS për të organizuar ekskursione në datë 27 janar, kthehet në problem për Partinë Demokratike. Jo për shkak se PD është kundër ekskursioneve, por një fakt shumë të thjeshtë, nuk ka më autobuzë të lirë për të sjellë protesuesit në Tiranë, shkruan newsbomb.al.

Ky vendin i marrë në zyrat e PS për organizimin e ekskursioneve të shtunën, është duke shkaktuar probleme vërtet serioze për strukturat organizative të PD dhe gjithë Opozitës në tërësi.

Kësaj situatë nëse i shtojmë edhe një të dhënë tjetër se protestat e mëparshme të Opozitës më së shumti kanë qenë të përbëra nga qytetarë që vijnë nga jashtë Tiranës, çështja kthehet në një problem vërtet serioz për PD dhe partitë e tjera aleate.

Mbetet për t’u parë sesi do të ndikojë kjo lëvizje më e fundit e PS në protestën e Opozitës sa i përket masivitetit të saj. /newsbomb.al