Blushi do marrë postin e drejtorit të përgjithshëm në “Top Channel”?

Pasi dha dorëheqjen nga “LIBRA”, Ben Blushi duket se do të marrë një tjetër drejtim, pasi zërat thonë se ai është në negociata për drejtimin e një televizioni.

“E keqja që mbrohet nga populli me vota, kthehet në mënyrë jetese dhe bëhet edhe më e keqe duke u kthyer në normë.

Prandaj kam vendosur ta heq përkohësisht politikën nga artet e mia. Politika, siç njihet dhe ushtrohet sot në Shqiperi, nuk më jep më shije dhe as motiv dhe unë nuk bej gjëra të cilat nuk i besoj.

E dua shume “LIBRA” për ta demtuar me këtë mungese besimi, prandaj kam vendosur të tërhiqem nga drejtimi i saj”, njoftonte ai një ditë më parë.

Duket se kjo lëvizje nuk ka qënë e pamenduar aq mirë.

Sipas “Panorama” pas këtij vendimi, pritet rikthimi i tij në media. Burimet thanë se Blushi është në negociata me televizionin “Top Channel”, për postin e drejtorit të përgjithshëm.

Nuk ka ende një zyrtarizim të kësaj levizje, por burimet thanë se palët janë duke diskutuar.