Bledi Mane provokon: Këshilla të vyera për vajzat provinciale para se të vriten nga dashnorët e tyre në Tiranë

I shkule prej memories së trurit të gjitha kujtimet e bukura organike dhe brenda muajit u konvertove në “tironce”, u pispillose me lekët e kursyera të prindërve në provincë, fillove të gjuash edhe virtualisht dhe fizikisht derisa ngele dhe ti në rrjetën e lacave të kryeqytetit.

Tashmë nuk ishe konviktorja pabukse, por dashnorja e Pikut me X6 të bardhë, dashnorja e një horri që kishte alergji shkollën, librat, teatrin, ëndrrat, të nesërmen.

Shkruan Bledi Mane…

Të mbyste e të merrte frymën, të plakte e të rrudhoste trurin dhe perspektivën. Jetoje porsi në një shtëpi të madhe “Big Brorther” vëzhguar nga komshinjtë, shoqet e mamit, kushurinjtë e babit, djemtë e lagjes.

E kontrolluar tërësisht nga kushdo, sepse bije në sy për hiret e tua dhe indiferencën hipokrite karshi të tretëve, e gjete guximin të çliroje ndjenjat dhe epshet e një adoleshence të avancuar sa nga rritja biologjike aq edhe nga teknologjia e celularit.

Provinca e humbi betejën me ty e nuk të mbyti dot. Ti gjete mundësitë dhe mënyrat për të dashuruar atë djalë që ndjeje e që të linte pa gjumë në qytezën që flinte aq herët, më herët se lajmet e fundit të Reiz Çiços në Tv Klan.

Për ty tashmë gjithçka ishte më e bukur në atë provincë se ti nuk ishe më vajza e vetmuar. Takimet e fshehta pas murrit të shkollës, puthja e parë te hyrja e pallatit, çvirgjërimi i parë në makinën që i dashuri yt ia kishte marrë borxh të fortit të provincës.

Pastaj bisedat e gjata në telefon, fotot e trupave të zhveshur që ia dërgonit njëri – tjetrit, fjala “të dua” që përcillej miliona herë nga një celular te tjetri, ëndrrat për martesë dhe familje, lindjen e fëmijëve, besnikërinë në dashuri…

Tirana të pataksi me rrugët e gjera, makinat e shtrenjta, njerëzit indiferentë, vajzat me cicët e ekspozuara edhe në janar, meshkujt me xhinse të ngushta shtrënguar bythëve edhe në korrik, instagramët që konkurojnë në shitje pordhësh me shumicë, pallatet e lyera dhe godina me fasada të qelqtta.

Natën edhe më e bukur duket Tirana, me dritat vezulluese si të Stambollit, me kafenetë mbushur plot ku makiato shoqërohet me ujin dhe pordhët pa gaz, me klubet ku kërcëhet mbi tavolina, me thashethemet se kush gjuan kë, me gjuajte dhe flirte pa fund, me kokainën që zbardh deri në mëngjes, me një lloj kurvëllëku që na e ka zili edhe Ukraina.

Tirana të mahniti e të la pa frymë ndaj e dashurove qysh me shikimin e parë dhe kërkoje të ishte e tëra e jotja. E doje Tiranën por nuk kishe takatin të ecje e lirshme rrugëve të saj, sepse dy gjyle të rënda lidhur pas dy këmbëve të tua si skllavët e zinj të Zanzibarit, ta dërmonin lundrimin e një kapërcimi të ri:

Konvikti dhe dashnori që solle me vete nga provinca të gërryenin së jashtmi e së brendshmi!

Tirana të pataksi e të tjetërsoi aq sa të vinte turp erdhe nga theksi i së folurës. Harrove për një çast gjithçka, edhe familjen, edhe oborrin e pallatit ku luaje, edhe lumin që gjarpëronte në qytezën tënde, edhe shoqërinë e gjimnazit, edhe puthjen e parë, edhe natën e parë pa gjumë, edhe të dashurin e parë.

I shkule prej memories së trurit të gjitha kujtimet e bukura organike dhe brenda muajit u konvertove në “tironce”, u pispillose me lekët e kursyera të prindërve në provincë, fillove të gjuash edhe virtualisht dhe fizikisht derisa ngele dhe ti në rrjetën e lacave të kryeqytetit.

Tashmë nuk ishe konviktorja pabukse, por dashnorja e Pikut me X6 të bardhë, dashnorja e një horri që kishte alergji shkollën, librat, teatrin, ëndrrat, të nesërmen.

Iu largove studimeve, iu largove origjinës, iu largove ndjenjave, iu largove dashurisë. Ti ekzaltoheshe nga trashësia e portofolit të dashnorit të ri me bark, me rroba firmato, me makina të shtrenjta. Ti çmendeshe sa herë xhirronte rrotat kollovari yt i ri, sa herë bëje shopping të llahtarshëm me lekët pa origjinë të jaranit tënd, sa herë të kundronin me kërshëri konviktoret e tjera pa bukse.

Ti u degjenerove nga materializmi dhe cinizmi, braktise vendlindjen dhe dashurinë e vërtetë, lëndove të djeshmen dhe zemrën e dikujt…

Tirana është e madhe dhe e bukur, ka drita natën dhe konkurencë ditën. Jo një por dy lloj konkurencash:

E para , konkurenca e hapjes së këmbëve është më e egër por thjesht provizore.

E dyta, konkurenca e mendjes dhe e trurit mbetet eterne!

[Burimi: pamfleti.com]